Meghan dhe Harry paskan pranuar dhurata miliona dollarëshe


Nuk ka qenë asnjëherë sekret fakti që rrethi social i princit Harry dhe asaj që do të bëhej bashkëshortja e tij, Meghan Markle, është mjaft i pasur. Por autorët e librit të ri biografik Finding Freedom pretendojne se dyshja nuk ka pasur vetëm kontakte shoqërore me njerëz të tillë, por edhe ka përfituar prej tyre dhurata të dhumta e mjaft të shtrenjta.

Reporterët Carolyn Durrand dhe Omid Scobie thonë se Duka dhe Dukesha e Sussex kanë përfituar më shumë se 4,5 milionë dollarë në formë produktesh apo shërbimesh. Një pjesë e tyre kanë ardhur në formë udhëtimesh me cdo shpenzim të mundshëm falas si dhe organizimi, sërish pa para, i eventeve luksoze sic kthehet për familjen mbretërore pagëzimi I fëmijëve. Kështu pagëzimi i Archie-t kushtoi 400 mijë dollarë, por cifti nuk pagoi asnjë cent, sepse shpenzimet i hoqën George Clooney e Serena Williams.

Pas kohë pas dasmës, mbretëresha i dhuroi Harry-t vilën Frogmore Cottage, vlera e saktë e së cilës nuk i është zbuluar publikut. Por dihet që vetëm restaurimi i saj vitin e kaluar kushtoi 3,1 milionë dollarë, të gjitha këto para të taksapaguesve britanikë.

LEXO EDHE:

Back to top button