MekGregori për Khabibin: Jam i sigurtë se ai ka frikë

Konor MekGregor rikthehet në kafaz këtë fundjavë, kur do të përballet me Dsstin Poirier në eventin UFC-157. Mirëpo irlandezi e ka mendjen te një revansh të mundshëm ndaj Khabib Nurmagomedovit.

Mua më hoqën titullin e peshës “featherëeight” (pesha deri 66kg) pa më ofruar as edhe një rival, ndërsa Khabib i japin kohë. Ndërkohë që sapo kisha fituar edhe titullin e peshës së lehtë. Unë mendoj se ka ardhur koha që edhe mua të më ofrojnë të njëjtin trajtim, të dueloj për titull. Ky ka për të qenë një vit shumë i zënë për mua. Unë jam kampioni, pasi titulli mu hoq pa dueluar. Ne dueluam në vitin 2018, Khabib kapërceu kafazin dhe më la të dueloja me anëtarët e familjes së tij. Ceremonia pas garës nuk u zhvillua asnjëherë. Ndaj, e ndjej që jam ende kampion dhe këtë gjë do ta vërtetoj.

Mendoj se ai ka frikë nga unë, për këtë gjë jam i sigurt. Dhe nuk i vë faj. Unë e di saktësisht se me çfarë përballen. Unë duelova me versionin më të mirë të Khabibit dhe ai u përball me versionin tim më të keq. Ai e di këtë gjë edhe unë e di. Unë i kam të gjitha përgjigjet se si ta mund atë njeri. Ai nuk mund të mashtrojë njerëzit për kaq shumë kohë.

Nëse është tërhequr, i uroj më të mirën. Unë jam ai që jam, ndodhem në majë dhe koha do ta tregojë këtë gjë”, tha mes tjerash MekGregor.

LEXO EDHE:

Back to top button