Memeti: Alarmet e rreme për bomba shkaktojnë frikë te fëmijët

Memeti: Alarmet e rreme për bomba shkaktojnë frikë te fëmijët

Gazetar: Adnan Qaili

Edhe pse alarmet për bomba janë të rreme, sipas sociologëve e gjithë kjo situatë paniku në shoqëri do të lërë pasoja. Profesori Besnik Memeti tha se kjo gjendje pasigurie do të mbetet e ngulitur në mendjet e njerëzve edhe kur mos të ketë më kanosje rreziku. Ai tha se më të prekur janë fëmijët, të cilët nuk mund ta bëjnë dallimin ndërmjet një kërcënimi virtual të rremë dhe një realitetit.

“Çdo njeri është një qenie individuale, i cili dallohet nga ana emocionale e tij, dhe te çdonjëri frika manifestohet në forma të ndryshme. Kur e kemi termin e frikës, duhet ti ndajmë moshat, ndoshta moshat më të rritura e kuptojnë se ky nuk është ndonjë kërcënim serioz. Nxënësit e Shkollës fillore ‘Bajram Shabani’ të Kumanovës, ishin disa fëmijë të vegjël të qanin, e kanë marr atë si frikë. Dhe ne si t’ia shpjegojmë fëmijëve se ndoshta vetëm dikush e ka dërguar një e-mail sa për të bërë shaka, sepse ai nuk mund ta dalloj atë realitetin, i cili është shfaqur te fëmija”, deklaroi Besnik Memeti, Sociolog. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button