Memeti: Jemi në luftë me qytetarët, nuk e besojnë atë që ne u’a shfaqim
Memeti: Jemi në luftë me qytetarët, nuk e besojnë atë që ne u'a shfaqim
Arbnora Memeti fotoreportere, në Emisionin 200 tha se ata janë çdoherë cak i sulmeve të qytetarëve pasi nuk i’u besojnë lajmeve që ne u’a shfaqim, shkruan Alsat.
“Ne jemi në luftë me qytetarët pasi çdoherë jemi cak i sulmeve të tyre, sepse si para dy vitesh që nuk besonin se ka kovid dhe unë me gjithë forcat e mia tentoja të futesha në spital për ti bindur që ka kovid, e njëjta po ndodh edhe tani që shumë herë jemi të sulmuar nga qytetarët pasi ata nuk e besojnë se çfarë në të vërtetë po ndodhë atje, dhe kjo për neve është një luftë vërtetë e madhe|, tha Memeti
Ajo shtoi se ka parë ngjarje të ndryshme ku edhe tregon se si njsë numër i madh i banorëve të Livivit të përulur në rrugë dhe me qirinj të ndezur kanë pritur trupin e pajetë të një ushtari 20 vjeçar.
Fillimisht kam qëndruar në Poloni shkaku që më është dashur të informohem sakt nëse është e sigurt që të hy në Ukrainë për shkak se shumica e gazetarëve së pari kanë arritur në Poloni dhe pastaj është Liviv. Ajo çfarë kam parë me të hyrë në Liviv ka qenë një numër I madh I banorëve të Livivit të cilët ishin përulur dhe kishin vendosur nga një qiri në tokë, I pyetëm dhe morëm informata ku na thanë se po e sjellin një trup të pajetë të një ushtari të ri 20 vjeçar, I cili kishte ndërruar jetë diku në ditën e tretë të luftimeve. /Alsat.mk








