Memfis Depaj i lumtur në mjedisin e ri

Memfis Depaj ka gjetur golin e tij të parë me fanellën e Atletico Madridit. Mbrëmë Atletiko mposhti 1:0 skuadrën e Selta Vigos. Golin e fitores në këtë takim e shënoi Depaj, në minutat e fundit të ndeshjes.Pas takimit ai u shpreh i lumtur për transferimin e tij në ‘rojiblancos’.

“Jam shumë i lumtur. Erdha në këtë klub të bukur për të shënuar gola”, thotë ai pas golit të tij të parë sot. Unë jam duke pritur për më shumë mundësi për të shënuar më shumë për të qenë i rëndësishëm për ekipin”, u shpreh holandezi.

 

Sulmuesi 29 vjeçar ka kontratë me Atletico Madrid deri në vitin 2025.

LEXO EDHE:

Back to top button