Memfis Grizli mposht me rezultat të ngushtë Nju Jorkun

New York Knicks vazhdon me serinë e humbjeve. Memphis Grizzlies është skuadra e radhës që i shkakton disfatë Knicks, pas një fitore të ngushtë 127 – 123. Ndeshja filloi me lojë të baraspeshuar nga të dy ekipet, por në fund triumfues ishin Grizzlies. Më meritori për këtë fitore ishte Ja Morant, i cili shënoi 27 pikë, 14 asistime dhe 10 kërcime. Lojë të mirë bëri edhe Dillon Brooks me 23 pikë, katër asistime dhe pesë kërcime.

Për New York Knicks më i dalluari ishte Jalen Brunson me 30 pikë, nëntë asistime dhe pesë kërcime.

Deri më tani në NBA Memphis Grizzlies kanë 12 fitore dhe tetë humbje. Ndërsa, Knicks kanë nëntë fitore dhe 11 humbje gjithsej

LEXO EDHE:

Back to top button