Mendimi për rastin “Monstra” dorëzohet në Supreme

Mendimi për rastin “Monstra” dorëzohet në Supreme

Prokurorisë Publike i është dashur gjithsej 4 muaj për të përpiluar dhe dorëzuar mendim për rastin “Monstra” në Gjykatën Supreme, e cila ka qenë në pritje të këtij dokumenti prej 25 nëntorit kur edhe për së pari herë lënda kishte arritur në këtë gjykatë prej Apelit dhe menjëherë iu dërgua Prokurorisë për mendim. Pas kësaj pritet që Gjykata Supreme për disa muaj të merr vendimin final në lidhje me këtë lëndë. Rikujtojmë që më 6 shtator të vitit 2022, gjykata e Apelit hodhi poshtë ankesat e të akuzuarve dhe miratoi vendimin e shkallës së parë të shqiptuar në vitin 2021 sipas të cilit u shpallën fajtorë 5 persona edhe atë Alil Demiri, Afrim Ismailoviq dhe Agim Ismailoviq u dënuan me burgim të përjetshëm për veprën “terrorizëm” ndërsa Fejzi Aziri u dënua me 15 vjet burg për “ndihmë” ndërkaq Haki Aziri me 9 vjet burg gjithashtu për “ndihmë” kurse i akuzuari Sami Luta u shpall i pafajshëm. Të dënuarit për këtë rast disa herë kanë mohuar fajësinë për vrasjen e pesëfishtë në Liqenin e Smillkovës në vitin 2012-të. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button