Merkel nderohet me çmimin Nobel për paqen!

Merkel nderohet me çmimin Nobel për paqen!

Ish-kancelarja gjermane Angela Merkel është nderuar me çmimin “Nobel për Paqen 2022”, dhënë nga UNESCO-s, për përpjekjet e saj për të mirëpritur refugjatët.

“Të gjithë anëtarët e jurisë u prekën nga vendimi i saj i guximshëm në vitin 2015 për të mirëpritur mbi 1.2 milionë refugjatë, veçanërisht nga Siria, Iraku, Afganistani dhe Eritrea. Kjo është trashëgimia që ajo la.”– thaDenis Mukwege.

Drejtoresha e përgjithshme e organizatës kulturore të OKB-së, Audrey Azoulay, vlerësoi gjithashtu Merkel, duke thënë se fitimi i këtij çmimi nga ajo, shërben si një kujtesë se mënyra në të cilën duhen trajtuar migrantët dhe refugjatët mbetet një çështje kritike. Nderimi, i cili zyrtarisht quhet “Çmimi i Paqes Félix Houphouët-Boigny-UNESCO”, mban emrin e ish-presidentit të Bregut të Fildishtë.

Ai u jepet çdo vit që nga viti 1989 individëve, organizatave ose institucioneve që kanë bërë një përpjekje të veçantë për të promovuar, hulumtuar ose siguruar paqen.

Nuk është vendosur ende se kur do t’i dorëzohet çmimi Merkel, e cila u largua nga politika vitin e kaluar pasi shërbeu katër mandate si kancelare e Gjermanisë. Në verën e vitit 2015, Merkel hapi kufijtë e vendit të saj.

LEXO EDHE:

Back to top button