Merkel nuk ka biseduar me Lukashenkon – ALSAT-M

- Advertisment -


Qeveria gjermane e ka mohuar se kancelarja, Angela Merkel, ka biseduar me presidentin e Bjellorusisë, Aleyaksandr Lukashenka.

Deklarata hedh poshtë pretendimet e Lukashenkas, i cili ka thënë se ka biseduar me Merkelin.

Ai tha se kishte pranuar një telefonatë më 16 gusht nga Merkel, e cila sipas tij, dëshironte të fliste derisa po mbaheshin protestat dhe grevat kundër tij në mbarë vendin.

Shpërthimi i protestave paraqet sfidën më të madhe të udhëheqjes 26-vjeçare të Lukashenkas, raporton agjencia e lajmeve Interfax.

“Një bisedë e tillë midis Merkel dhe Lukashenkas nuk ka ndodhur që nga zgjedhjet”, tha një zëdhënës i qeverisë gjermane.

Lukashenka përballet me kërcënimin e sanksioneve të Bashkimit Evropian, pasi forcat e sigurisë po godasin protestuesit, të cilët thonë se zgjedhjet presidenciale që u mbajtën më 9 gusht, ishin të manipuluara.

Lukashenka mohon humbjen, duke përmendur rezultatet zyrtare që e shpallën atë fitues me më shumë se 80 për qind të votave.

LEXO EDHE:

Back to top button