Mesi e Suarez, barazojnë rekoridin e Ronaldos

Lionel Mesi dhe Luis Suarez, me golat e shënuara për kombëtaret e tyre përkatëse, kanë barazuar rekordin e brazilianit Ronaldo, për më shumë gola të shënuara për një ekip kombëtar të Amerikës së Jugut, në ndeshjet konkurruese. Të tre këta sulmues, tani numërojnë nga 39 gola në ndeshje konkurruese.

Luis Suarez shënoi nga penalltia në fitoren 2:1 të Uruguait ndaj Kilit, në ndeshjen e parë kualifikuese për Kupën e Botës.Nga penalltia ka shënuar edhe Lionel Messi, në fitoren minimale (1:0) të Argjentinës ndaj Perusë.

Duke ditur se të dy futbollistët janë ende aktiv, pritet që rekordin e Ronaldos, së shpejti të tejkalojnë.

LEXO EDHE:

Back to top button