Mesi ka vendosur për klubin e ri, nuk është Barcelona e as PSZH

Sulmuesi argjentinas është në vitin e fundit të kontratës me Paris Sen Zhermenin dhe ende nuk ka vendosur nëse do ta vazhdoj atë ose jo. 35-vjeçari u largua nga Barcelona në vitin 2020 në drejtim të PSZH-së duke nënshkruar një kontratë dy vjeçare me klubit francez.

Pas një sezonit të vështirë debutues në “Parc de Princes”, Messi këtë sezon është duke kaluar nëpër një formë fantastike, ku ka shënuar 12 gola dhe ka asistuar në 13 të tjerë në 17 ndeshje.

Me argjentinasin që është në vitin e fundit të kontratës, spekulimet për të ardhmen e tij sa vijnë e shtohen, derisa e ardhmja e tij mbetet e paqartë nëse do të jetë në Paris, Barcelonë ose MLS.

Duket se opsioni i tretë është më i mundshëm, pasi raportohet se Inter Miami është në pozitw mw tw mirw  për të nënshkruar me shtatë herë fituesin e “Topit të Artë”.

“The Athletic” pretendon se klubi amerikan i MLS, i cili është në bashkëpronësi nga Dejvid Bekam dhe menaxhohet nga Fill Nevill, janë gjithnjë e më të sigurt për nënshkrimin e Messit pas diskutimeve me yllin argjentinas gjatë disa viteve.

“Horhe dhe Hoze Mas, vëllezërit që zotërojnë Inter Miami së bashku me Bekamin, po udhëheqin negociatat dhe takime të shumta janë zhvilluar me babanë e Mesit, Horhe”, raportoi Dejvid Ornstein i “The Athletic”.

Duket se Mesi ka vendosur për të ardhmen e tij, derisa nga janari ylli argjentinas është i lirë të nënshkruajë me një klub tjetër

LEXO EDHE:

Back to top button