Mesi me dy gola e një asist, e dërgon Inter Majamin në gjysmëfinale

Lionel Mesi ka vazhduar duke dhuruar paraqitje të jashtëzakonshme me fanellën e Inter Majamit. Ylli argjentinas ka qenë vendimtar në fitoren e Inter Majamit 3-1 ndaj Los Angeles FC. Kjo ndeshje ishte e kthimit për CONCACAF Champions Cup, derisa e para i kishte takuar Los Angeles FC me rezultat 1-0.

Mesi ishte fantastik në ndeshjen e kthimit duke shënuar dy gola shumë të bukur dhe duke dhuruar një asistim. Me këtë triumf, Inter Majami arrin në gjysmëfinale dhe ka për synim për ta fituar trofeun.

Messi deri më tani këtë edicion ka zhvilluar nëntë ndeshje me Inter Majamin, teksa ka shënuar tetë gola dhe ka dhuruar tre asiste.

LEXO EDHE:

Back to top button