Lionel Mesi, mëson se sa ndeshje mund të mungojë

Barcelona mbeti pa Superkupën e Spanjës, dhe pa Leo Mesin. Argjentinasi u përjashtua me karton të kuq, disa sekonda nga fundi i sfidës. Ky karton i kuq i drejtpërdrejtë është i pari për Messin, veshur me fanellën e ekipit të parë të Barçës, pas 753 ndeshjeve, dhe i treti në karrierën e tij. I pari që kishte marrë i përkiste kombëtares argjentinase, ditën e debutimit të tij kundër Hungarisë.

Ndërkohë me Barçën B, Mesi ishte dërguar jashtë me të kuqe në një ndeshje kundër Penja Sport, në 2006, 15 vite më parë. Për një veprim të këtij lloji, Messi mund të ekspozohet ndaj një sanksioni midis 4 deri në 12 ndeshje, nëse Komiteti Disiplinor i RFEF e konsideron një shkelje serioze. Mirëpo përpilimi i procesverbalit të referit Gill Manzano lë derën hapur për ndonjë sanksion të lehtë ndaj argjentinasit, midis 1 dhe 3 ndeshjeve.

LEXO EDHE:

Back to top button