Mesi-Ronaldo, IFFHS shpalli më të mirin e dekadës

Federata Ndërkombëtare e Historisë dhe Statistikave të Futbollit, IFFHS, pasi që hedhi dritë mbi lojtarët më të mirë të dekadës së fundit sipas konfederatave, si dhe ekipin më të mirë, tani përcaktoi se kush futbollisti më i shquar midis viteve 2011 dhe 2020. Lionel Mesi është më i miri i dekadës së kaluar, përpara Kristiano Ronaldos dhe Andrés Iniesta, të cilët kompletojnë podiumin.

 

Dueli botëror midis Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo, dy lojtarët më të mirë të dekadës, ishte interesant dhe i pasigurt deri në fund të votimit. Messi dhe Ronaldo patjetër do të hyjnë në historinë e futbollit”, thuhet në komunikimin zyrtar të IFFHS.

Nejmar dhe Serhio Ramos plotësojnë pesë vendet e para. Manuel Nojer, Robert Levandovski, Xhianluixhi Bufon, Zlatan Ibrahimovic dhe Luka Modriç, janë pjesa tjetër e yjeve të kurorëzuar nga IFFHS.

Në kategorinë e femrave, braziliana Marta ka fituar mbi Karli Llojd (SHBA), Xhenifer Marozhsan (Gjermani), Ada Hegerberg (Norvegji) dhe Aleks Morgan (SHBA).

LEXO EDHE:

Back to top button