Mesi shënon 3 gola dhe kalon Pele-n

Lionel Mesi shënoi 3 gola në fitoren e Argjentinës 3-0 kundër Bolivisë.  Këta tre gola kishin një rëndësi të veçantë për sulmuesin që arriti të thyejë rekord.

Leo tani ka 79 gola në histori me Kombëtaren e Argjentinës, duke u bërë kështu golashënuesi më i mirë në histori të Amerikës së Jugut, duke lënë pas brazilianin Pele, që kishte 77 gola me Brazilin.

34-vjeçari, ishte fantastik duke dëshmuar edhe njëherë cilësitë e tij prej një ylli botëror. Sulmuesi argjentinas arriti kuotën e 79 golave në 153 ndeshje në të gjitha garat me kombëtaren e tij

LEXO EDHE:

Back to top button