Mesi: Vështirë në Munih, por ne jemi në gjendje të fitojmë

Lionel Mesi ka folur për ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Bajern Munihut, sfidë që do vendos se cila skuadër do vazhdojë rrugëtimin më tej. Duke folur në konferencën për mediet në prag të takimit që do luhet në “Allianz Arena”, argjentinasi u pyet për situatën e skuadrës së Paris Sen Zhermanit përpara kësaj “finaleje të parakohshme”.

A ju dhanë shtytjen e duhur fitoret kundër Lille-s dhe Marsejës për t’u përgatitur për ndeshjen kundër Bajern Munihut?

“Po, ne po luftojmë për titullin. Mendoj se jemi përmirësuar në ndeshjen e fundit kundër Marsejës dhe skuadra u forcua me këto fitore. Pas kësaj do të përpiqemi të bëjmë mirë dhe të japim gjithçka që të mundemi të kthejmë gjërat kundër Bajernit dhe të kualifikohemi. E rëndësishme të shkojmë në ndeshje me këtë gjendje shpirtërore. Le të shkojmë në Munih, do të jetë një ndeshje shumë e vështirë, ashtu si e para. Gjithçka do të vendoset nga detajet e vogla, veçanërisht sepse është shumë e vështirë të fitosh në atë stadium. Por unë mendoj se nëse i bëjmë gjërat siç duhet, ne jemi në gjendje të fitojmë. Ne duam të vazhdojmë rrugëtimin tonë në Ligën e Kampionëve dhe kjo është ajo që ne do të përpiqemi të bëjmë.”

LEXO EDHE:

Back to top button