Mesi zbulon arsyen përse qëndron te Barcelona

Ylli i Barcelonës, Lionel Mesi, në intervistë ekskluzive për “La Sexta”, ka folur për situatën e vështirë te Barcelona dhe admirimin e tij të disa atletëve të mirënjohur botëror.

“Admiroj shumë atletë, Nadalin në tenis dhe Kristianon në futboll si shembull. Ka shumë atletë të mirë. Barcelona është jeta ime. Kam qenë në këtë klub që 15 vite, kam provuar të jap më të mirën për klubin dhe tifozët. Jam duke ia dal mirë, jam i emocionuar dhe dua të luftoj për të gjithë titujt”, tha mes tjerash Mesi.

Argjentinasi gjithashtu zbuloi se nëse do e dërgonte çështjen në gjyq, atëherë avokatët i kishin premtuar se do e fitonin dhe do largohej si agjent i lirë.

“E dija se nëse shkonim në gjyq, ne do të fitonim. Jo vetëm një avokat, por shumë thanë. Por, unë nuk doja të largohesha nga Barcelona në atë mënyrë. Nuk jam duke negociuar si agjent i lirë me ndonjë klub. Siç kam thënë nuk kam asgjë të qartë deri në fundin e edicionit. Do shohim si do shkoi sezoni dhe çfarë ndodh”, përfundoi Messi.

Këtë edicion Lionel Mesi ka bërë 18 paraqitje në të gjitha garat duke realizuar 10 gola.

LEXO EDHE:

Back to top button