Mësohen terminet e gjysmëfinales në Ligën e Kampionëve

Dy skuadrat angleze Man. Siti dhe Liverpuli kanë kaluar në fazën gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve. Skuadra e Pep Guardiolas ka luajtur pa gola në ndeshjen kthyese ndaj Atletiko Madridit në Spanjë, por siguruan kalimin tutje duke iu falenderuar fitores në ndeshjen e parë me rezultat 1-0 një javë më parë. Nga ana tjetër, Liverpulli ka barazuar me rezultat 3-3 në ndeshjen kthyese ndaj Benfikës në “Anfield Road”, por falë fitores me rezultat 3-1 në ndeshjen e parë ka kaluar në fazën tjetër.

 

Ja kur zhvillohen duelet e para gjysmëfinale

Viljarreali, Real Madridi, Liverpulli dhe Man. Siti janë skuadra që tashmë janë konfirmuar si gjysmëfinaliste të Ligës së Kampionëve. Viljareali e mposhti Bajernin e Munihut, Real Madridi eliminoi Çellsin, Liverpooli tejkaloi Benfikën, dhe Manchester City me shumë mund eliminoi Atletiko Madridin.

Në gjysmëfinale do të ballafaqohen Mançester Siti me Real Madridin, kurse Liverpuli me Viljarealin. Ndeshjet e para gjysmëfinale zhvillohen më 26 prill, kurse ato të kthimit më 3 maj.

Koke: Krenar me skuadrën time, ata vetëm hidheshin në tokë

Pavarësisht eliminimit, Koke i jep kredi Atletiko Madridit të skuadrës së tij dhe ngacmon Man. Sitin në fund të ndeshjes së Ligës së Kampionëve, ku skuadra angleze siguroi gjysmëfinalen me rezultat të përgjithshëm 1-0.

“Unë jam krenar për shokët e mi të skuadrës, ne kemi dhënë gjithçka dhe nuk duhet të fajësojmë veten për asgjë. Jam krenar për shokët e mi dhe për njerëzit e mi, ky është Atletiko. Pavarësisht nëse fitojmë apo humbim gjëja e rëndësishme është të japim gjithçka. Në të dy ndeshjet kemi pasur raste por kur nuk futet topi duhet te urojme kundërshtarin. Polemikat e finales, nuk e di çfarë ka ndodhur por janë situata futbolli. Te tjerët hidhen ne toke ndodh, por janë situata futbolli”, tha në fund Koke.

Man. Siti në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve do të ballafaqohet me Real Madridin.

 

 

LEXO EDHE:

Back to top button