Mësohet se cili stadium është më i vizituari deri më tani

“Kamp Nou” filloi këtë sezon si stadiumi me frekuentimin mesatar më të lartë në Evropë. Fusha në shtëpi e Barcelonës, madje kaloi “Signal Iduna Park”, i cili kryesoi listën sezonin e kaluar me një mesatare prej 82,538 spektatorësh për ndeshje.  “Allianz Arena” e Bajern Munihut është e treta me një mesatare prej 75,012 spekatorë.

 

 

Pavarësisht se klubi i tyre nuk ka treguar gjithmonë futbollin më të mirë në shtëpi së fundmi, tifozët e Mançester Junajtedit, po shkojnë aktivisht në “Old Trafford”, i cili përfundoi i katërti. Stadiumi “San Siro” i kampionit mbrojtës të Serisë A, Milanit, plotëson “Top 5” -en.

Ka një sezon të gjatë përpara, por me këtë ritëm, “Camp Nou” me siguri do të jetë në gjendje të mbajë vendin e parë. /albeu.com/

LEXO EDHE:

Back to top button