Mësohet se kush do të jetë pasardhësi i Ançelotit te Real Madridi

Karlo Ançeloti tashmë e di se nëse nuk fiton La Ligën apo Ligën e Kampionëve, do të shkarkohet. Megjithatë, italiani është i vetëdijshëm për këtë më mirë se kushdo, pasi në sezonin 2014-2015 u largua nga pankina në “Santiago Bernabeu” pas një sezoni bosh. Ëndrra e trajnerit është të përfundojë kontratën me Los Blancos. Lidhja që ai ka me skuadrën e Realit zgjat deri në vitin 2024 dhe qëndrimi deri në atë datë është objektivi i madh i italianit.

Situata në La Liga nuk është më e mira, sepse janë shtatë pikë prapa Barcelonës. Është e vërtetë që ka ende shanse, por pikët që i kanë shpëtuar klubit madrilen nuk kthehen më. Nga ana e saj, në Ligën e Kampionëve skuadra nxori versionin më të mirë në ndeshjen e parë të 1/16-tës së Ligës së Kampionëve ndaj Liverpullit.

Sipas “ABC”, Real Madrid do të kishte zgjedhur Raul Gonzalez Blanko dhe ai është duke pritur për thirrjen nga ekipi i parë.

LEXO EDHE:

Back to top button