Mësohet se sa është paga e numrit një të UEFA-s

Paga e Aleksander Çeferin-it është ende në rritje. Pavarësisht polemikave që u ngritën paralelisht me shpalljen e Superligës, me raportin financiar të publikuar nga UEFA në lidhje me sezonin 2019-2020 që tregon të dhëna në rritje, presidenti i organit më të lartë europian të futbollit mori një pagë më të lartë edhe në vitin 2020-2021.

Gjithçka në pritje të konfirmimit – të planifikuar zyrtarisht për 5 prill – nga numri një i federatës. Sipas asaj që shkruhej në Raportin Financiar të UEFA-s 2021-2022, Çeferin arkëtoi 2 milionë e 700 mijë franga zvicerane, pa shtuar bonuset: shifra, e cila me kursin aktual është e barabartë me 2 milionë e 700 mijë euro, është 140 mijë franga zvicerane më e lartë krahasuar me 2020-2021.

Nga ana tjetër, u ul paga e sekretarit të përgjithshëm Teodor Teodoridis, i cili ka marrë 1.400.000 franga zvicerane bruto (1.4 milionë euro), me shtimin e bonuseve për 476.000 franga zvicerane të tjera (afërsisht 476.000 euro).

Nga ana tjetër, 250 mijë euro shkuan për nënkryetarin e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, ndërsa 160 mijë euro për anëtarët e tjerë: shifrat mbetën të qëndrueshme në krahasim me vitin e kaluar sportiv dhe pa shpërblime./Telesport

LEXO EDHE:

Back to top button