Mësohet termini i sfidës Nadal-Gjokoviç në “Roland Garros”

Tenisti më i mirë në botë, Novak Gjokoviç, do të përballet me rivalin më të madh në karrierë, spanjollin Rafael Nadal, me të cilin do të luftojë për një vend në gjysmëfinale të turneut “Roland Garros”.

Organizatorët e kanëterminin dhe dy tenistët legjendar do të luajnë nesër (e martë 31 maj) në orën 20:45, dhe ky do të jetë dueli i tyre i 59-të, ku aktualisht serbi udhëheq me rezultatin 30-28 në fitore.

Kujtojmë se Gjokoviçi mundi Nadalin, në gjysmëfinale e vitit të kaluar, pas katër seteve, pas së cilës ishte më i mirë se Stefanos Cicipas në betejën për trofeun e turneut të dytë Grand Slam të sezonit.

LEXO EDHE:

Back to top button