Mësohet vendi dhe data e duelit të yjeve në NBA

Mediumet në SHBA konfirmuan se sfida e yjeve do të zhvillohet edhe atë në Atalanta, më 7 mars. Për herë të parë basketbollistët nuk do të jenë të detyruar që të jenë në këtë përballje, pasi që kanë një klauzolë që thot se nëse ndokush nuk ndjehet i sigurt nga “Covid 19”, mund të anulon prejardhjen.

 

Një pjesë e yjeve të basketbollit në NBA përkrahin shkuarjen në Atalantë dhe shfrytëzimin e këtij eventi për eventet bamirëse. Ndërkohë pjesa tjetër e basketbollistëve dhe disa trajner janë kundër kësaj ide dhe konsiderojnë se është një rrezik I panevojshmë në pikëpamjen sanitare. Që tani administratorët e rrjeteve sociale të NBA-s kanë shpalosur anketat dhe votat e spektatorëve.

Xhejms para Jokiqit dhe Kavait

Në Konferencën e Perëndimit lider është Lebron Xhejms, para Nikola Jokiqit, Kavai Lenard, Entoni Dejvis, Poll Xhorxh, Demian Lilard, Zajon Uiliams, ndërsa te plejmejkerat prin Stefon Keri, para Luka Donçiçit dhe Demian Lilardit.

 

Në Konferencën e Lindjes në vendin e parë është Kevin Durant, para Janis Adetokumpos, Xhoel Embid, ndërsa te pjejmejkerët në vendin e parë është Bredli Bell, para Kajri Irvingut dhe Xhejms Hardenit.

 

Lista përfundimtare do të mësohet më 18 shkurt , ndërsa lista e basketbollistëve në pankinë do të shpaloset më 23 shkurt.

LEXO EDHE:

Back to top button