Meteori që goditi një shtëpi në Atlanta është më i vjetër se Toka
Meteori që goditi një shtëpi në Atlanta është më i vjetër se Toka
Një copë shkëmbi hapësinor që u rrëzua në një shtëpi në Atlanta, Georgia, ka qenë duke orbituar Tokën për më gjatë se vetë Toka, sugjeron një analizë e re. Meteori McDonough, i cili shkatërroi çatinë e një shtëpie familjare, përmban fragmente më të vjetra se planeti ynë.
Në krahasim, Toka mendohet të jetë rreth 4.5 miliardë vjeç, që do të thotë se fragmentet e vogla të shkëmbinjve që i mbijetuan impaktit janë të paktën disa qindra milionë vjet më të vjetra se Toka.
“Për ta kuptuar plotësisht meteoritin, duhet të shqyrtojmë se nga çfarë është bërë dhe të përcaktojmë se cilit grup asteroidësh i përket”, shpjegon Scott Harris, një gjeolog planetar në Universitetin e Georgias.
Shkëmbi e përfundoi udhëtimin e tij në hapësirë duke goditur atmosferën e Tokës, ku u ngroh dhe shpërtheu në një top zjarri spektakolar. Një pjesë e meteoritit më pas u përplas në çatinë e një shtëpie në Atlantën juglindore, duke lënë një gropë në dysheme ku u shpërbë pas impaktit.
Rezultatet e analizës së meteoritit tregojnë se është një kondrit i zakonshëm i tipit L – një trup qiellor shkëmbor që fillimisht u formua miliarda vjet më parë, dhe më pas pësoi një ngjarje katastrofike që bëri që rruga e tij të kryqëzohej me orbitën e Tokës.
“Meteoriti i përket një grupi asteroidësh në rripin e asteroideve midis Marsit dhe Jupiterit, të cilët tani besojmë se ishin të lidhur me shpërbërjen e një asteroidi shumë më të madh rreth 470 milion vjet më parë. Por në një shpërbërje të tillë, disa pjesë përfundojnë në orbita që kryqëzohen me atë të Tokës, dhe nëse kalon kohë e mjaftueshme, orbitat e tyre rreth Diellit dhe orbitës së Tokës mund të përkojnë në të njëjtën kohë”, thotë Harris. Fragmenti do të mbetet në ruajtje në Universitetin e Xhorxhias për analiza të mëtejshme, të cilat mund të zbulojnë më shumë rreth kushteve në Sistemin e hershëm Diellor, përpara formimit të planetëve.








