Mexhiti akuzon ministrat e partisë së tij për moszbatimin e zotimeve për administratën

Mexhiti akuzon ministrat e partisë së tij për moszbatimin e zotimeve për administratën

Gazetar: Adrian Kerimi

Nënkryetari i BDI-së, Izet Mexhiti akuzon ekzekutivin e kësaj partie për mos realizimin e 5 zotimeve kryesore nga programi zgjedhor në administratë publike. Sipas Mexhitit, ekzekutivi i 2 përqindëshit nuk arriti të realizojë asnjë nga 180 projektet e premtuara në disa sektorë, përfshi mbulimin e shpenzimeve për administratorë, avancimin e nëpunësve administrativ, certifikata e përkatësisë etnike, hapja e vendeve të reja të punës për përkthyer dhe lektor si dhe zbatimi i dygjuhësisë në të gjitha institucionet.

Izet Mexhiti, Nënkryetar i BDI-së

Mbulim i shpenzimeve të rrugës për administratorët që udhëtojnë më shumë se 10km nga vendi i punësPa realizuar
Avancim vertikal obligativ i çdo nëpunësi administrativ i cili kalon vitet e parapara për atë kategoriPa realizuar
Ndalim ligjor i mundësisë për të konkurruar për vend pune në administratë pa certifikatë për përkatësinë etnike të siguruar nga organet kompetente Pa realizuar
Hapja e mbi 6,500 vendeve të reja të punës për përkthyes dhe lektor me qëllim të implementimit të tërësishëm të ligjit të  gjuhës në të gjitha institucionet Pa realizuar
Ndërtim i kapaciteteve infrastrukturore për implementimin e dygjuhësisë nëpër institucione Pa realizuar

 Nga BDI nuk kishin koment për akuzat e nënkryetarit të tyre. Ndërkohë Osmani në cilësinë e ministrit të Jashtëm, Fatmir Besimi në cilësinë e ministrit të Financave dhe Artan Grubi në cilësinë e zëvendëskryeministrit të parë kanë paraqitur si të arritur të BDI-së përkrahjen makrofinanciare prej 100 milion eurove të propozuar nga Bashkimi Evropian duke e cilësuar si efekt i hapjes se negociatave dhe politikave të mira të Qeverisë dhe BDI-së. /Alsat.mk

 

LEXO EDHE:

Back to top button