Milani kalon me vështirësi, eliminohen Bajeri dhe Lesteri

Milani ka triumfuar duke eliminuar Crvena Zvezdën nga një duel i vështirë në kuadër të 1/16 të Liga Europa. Fillimisht ishte Kessie i cili shënoi nga penaltia në min (8′) për ti dhënë avantazhin Milanit. Por mysafirët barazuan përmes, El Fardou Ben në min (24′). Crvena Zvezda mbeti pa një lojtar në min (70′), ku u përjashtua Gobeljic. Por, edhe me avantazhin numerik në fushë, Milani nuk ja doli të shënojë golin e fitores. Tani edhe pse skaudrat u ndanë në barazim, Milani ka shënuar dy gola në Beograd, dhe me rregullin e golit mysafir avancon tutje.

AS Roma ka triumfuar ndaj Bragas për herën e dytë në dy ndeshje. Për “Giallorossët” ishte i rikthyeri Edin Dzeko i cili shënoi në min (24’) pas një asistimi nga El Sharaui. Në pjesën e dytë, ishte Perez i cili shënoi në min (75′) nga një asistim nga Lorenzo Pellegrini. Roma avancon tutje pasi kishte fituar ndeshjen e parë me rezultat 2-0 dhe në Stadio Olimpico triumfoi me rezultatin 3-1. Mysafirët shënuan golin e nderit në min (88′), ishte futbollisti i Romës, Cristante i cili shënoi autogol. “Giallorossët” nuk u ndalën me kaq, ishte Borja Mayoral i cili shënoi në min (90+1′).

 

Man. Junajted ka avancuar tutje në kuadër të Ligës Europa, duke eliminuar Real Sociedadin. Në min (13’), Real Sociedad përfitoi një penalti. Ishte Mikel Oyarzabal i cili humbi shansin për ti dhënë avantazhin skuadrës së tij. Axel Tuanzebe shënoi në min (63′), por goli u anulua nga sistemi VAR. Rezultati përfundimtar, Man. Junajted 0-0 Real Sociedad. “The Red Devils” avancojnë tutje pasi kishin fituar ndeshjen e parë me rezultatin 4-0 në Spanjë.

Skuadra zvicerane, Jang Bojs, ka bërë befasinë e natës duke mposhtur Bajer Leverkuzenin dhe duke e eliminuar nga Liga Europa, ndërsa Lester ishte viktimë e Slavia Pragës. Jang Bojs kishin mposhtur Bajer Leverkuzenin në ndeshjen e parë me rezultatin 4-3, por që pritej një rikthim i gjermanëve në ndeshjen kthyese.  Ishte Siebatcheu i cili shënoi golin e vetëm për Jang Bojsin në min (43′).

 

Në anën tjetër, Lesteri është shokuar në stadiumin “King Pauer” nga skuadra çeke, Slavia Praga. Pjesa e parë përfundoi pa gola në Angli, por çekët në pjesën e dytë shokuan anglezët. Ishte fillimisht Provod i cili shënoi në min (49′) për ti dhënë avantazhin Slavia Pragës, ndërsa goditjen përfundimtare e realizoi Sima në min (79′).

LEXO EDHE:

Back to top button