Trending

Michelle Obama vendosi varësen e saj në qafë, dizajnerja u bë e famshme brenda natës


Ndonëse konventa demokrate u zhvillua si rrallëherë pa pompozitetin e zakonshëm dhe kremtime madhështore në sallë, Michelle Obama sërish ia doli të rrëmbente plotësisht vëmendjen me mesazhin e saj të regjistruar, përmes të cilit mbështeti kandidatin për president të kësaj partie, Joe Biden, dhe sulmoi ashpër rivalin e tij në garën për Shtëpinë e Bardhë, Donald Trump. Por nuk ishte vetëm mesazhi politik i ish Zonjës së Parë ai që bëri bujë të madhe; rrjeti u cmend edhe pas varëses që ajo mbante ne qafë, një zinxhir i hollë e mjaft elegant prej floriri, ku me shkronja të vogla formohej fjala “VOTE” ( Voto).

Ndjekëset u dashuruan pas saj, dhe dizenjuesja Chari Cuthbert, e gjeti veten të famshme sa hap e mbyll sytë.

“Isha në zyrën time dhe telefoni im po çmendej. Fillova të qaj”, rrëfeu ajo për CNN.

Vajza nga Los Anxhelos pohoi se brenda vetem 24 orësh u detyrua të shtonte stafin nga kërkesat e shumta. Varësja me katër gërma u etiketua menjëherë nga kritikët e modës si aksesori i vitit 2020. Cmimi origjinal i saj është 430 dollarë, por në internet gjendet dhe një variant më I lirë prej 40 dollarësh, i cili nuk është prej floriri.

LEXO EDHE:

Back to top button