Mickoski i gatshëm për marrëveshje të rre

Mickoski i gatshëm për marrëveshje të rre

GAZETAR: MEFAIL ISMAILI

Kreu i VMRO-DPMNE-së shprehët i gatshëm për një Marrëveshje të re, por fillimisht kërkon që bashkë me heqjen e 20 përqindëshit nga Kushtetuta të hiqen edhe Badenteri dhe Balancuesi. Mickoski thotë se politikanët shqiptarë nuk duhet t’i nënçmojnë qytetarët e tyre.

Kreu i VMRO-DPMNE Hristijan Mickoski konsideron se është jo parimore dhe joevropiane që ndryshimi i preambulës për futjen e popujve të kushtëzohet nga një pjesë e partive politike shqiptare me heqjen e 20 përqindëshit nga Kushtetuta. Kreu i opozitës maqedonase deklaroi se është i gatshëm të bisedojë për heqjen e 20%-shit nga Kushtetuta, por shtoi se duhet të bisedohet edhe për heqjen e bandenterit dhe Balancuesit dhe të krijohet një marrëveshje e re për Maqedoninë.

“Të kemi një sistem korrekt në Maqedoni ku njerëzit nuk do të përparojnë për shkak se janë pjesë e ndonjë numri ose kuote, ose e ndonjë përqindje, por për shkak se vlejnë, sepse janë konkurrentë, sepse kanë njohuri e kështu me radhë. Unë shpresoj se politikanët shqiptarë në Maqedoni nuk do i nënçmojnë më tepër qytetarët shqiptarë në Maqedoni dhe nuk do i trajtojnë si përqindje, por të barabartë, si të gjithë të tjerët, Të ulemi të bisedojmë që normat Badenter dhe balancues të fshihen dhe bashkë me këtë edhe të gjitha punët e tjera që janë në tavolinë, të flasim për një marrëveshje të re në Maqedoni”, u shpreh Hristijan Mickoski, VMRO-DPMNE.

Lidhur me mbështetjen e ndryshimeve kushtetuese për futjen edhe të bullgarëve, kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari një ditë më parë deklaroi se deri në fund të javës që vjen do të shpalosin pakon e kushteve të tyre të cilën fillimisht do ia prezantojnë faktorit ndërkombëtar, e më pas opinionit. Taravari shtoi se një ndër kushtet është që të ndryshohet definicioni i gjuhës shqipe në Kushtetutë, që momentalisht figuron si “gjuha që flasin më së paku 20 % e qytetarëve”./Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button