Mickoski, i gatshëm të negociojë për gjithçka

Mickoski, i gatshëm të negociojë për gjithçka

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, ka deklaruar se është i gatshëm të diskutojë për të gjitha temat e hapura në vend, të cilat janë pengesë për anëtarësimin në Bashkimin Evropian, por duke kërkuar garanci nga BE-ja se vendi ynë deri në vitin 2030 do të jetë anëtare e Unionit, shkruan Alsat.

Mickoski ka shtuar se është i hapur të flasë sy më sy edhe me liderin e LSDM-së, Dimitar Kovaçevski për bashkim gjithë-maqedonas, me qëllim që të vendosen vijat e kuqe për të gjithë ata që dëshirojnë t’i japin kahe tjetër në të ardhmen identitetit, gjuhës dhe popullit maqedonas. Kreu i opozitës maqedonase ka theksuar se e vërteta duhet të flitet në katër sy me të gjithë përfaqësuesit politik ndërkombëtar dhe vendas. Këto komente ai i bëri në një konferencë partiake me rastin e 129 vjetorit të luftës revolucionare maqedonase.

 

“Nëse e ndryshojmë preambulën a do të jemi anëtar të BE-së deri në vitin 2030 siç na premtojnë. A do të nënshkruaj dikush se Maqedonia do të jetë anëtare e BE-së deri në vitin 2030 siç na premtojnë. A do të miratojë Parlamenti Evropian rezolutë dhe konstatim me të cilin do të pranohet veçantia e gjuhës maqedonase dhe se ajo nuk është normë gjuhësore siç dikush përpiqet të na thotë. A do të miratojë Parlamenti Evropian dhe Komisioni Evropian vendim ose rezolutë, çka do që të jetë, për veçantinë e identitetin maqedonas, historisë, kulturës, traditës, zakoneve, të flasim për këto garanci… Dërgoj porosi edhe tek kundërshtari jonë politik LSDM dhe ju bëj thirrje për bashkim gjithë- maqedonas për këto çështje, jam i gatshëm të flas sy më sy me Dimitar Kovaçevskin”, tha  Hristijan Mickoski, VMRO-DPMNE./ Alsat.mk

 

LEXO EDHE:

Back to top button