Mickoski kritikon masën e pushtetit për bukën

Mickoski kritikon masën e pushtetit për bukën

Gazetare: Fatlume Dervishi

Në vend se të flasim për inteligjencën artificiale dhe zhvillimin teknologjik, në shekullin 21, ne flasim se si të sigurojmë bukë, thotë kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, duke komentuar masën e qeverisë për ngrirjen e çmimin të bukës. Ai fajëson qeverinë për situatën e krijuar.

“Kjo është një zgjidhje ad-hoc sot për nesër, nuk është zgjidhje afatgjate që mund të sigurojë një çmim të pranueshëm për qytetarët. Qeveria duhet t’i mbështesë të gjithë ata që e prodhojnë këtë produkt bazë që qytetarët ta blejnë me çmim më të lirë. Ne sot, për fat të keq, thyejmë rekorde për inflacion dy herë më të lartë se ai në BE, nuk kemi asnjë politikë ekonomike, kryeministri dhe ministrat bëjnë reklama boshe duke u fotografuar nëpër markete me dy copa bukë në dorë, në vend se ta zgjidhin problemin”, tha Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO-DPMNE-së.

LSDM-ja lavdërohet me masat e deritanishme të pushtetit dhe paralajmëron masa të tjera sa i takon ngrirjes së çmimeve të produkteve bazë.

“Duke pasur parasysh çmimin preferencial të energjisë elektrike, çmimin e grurit, të gazit natyror dhe të karburanteve, çmimi prej 33 denarësh është e drejtë dhe në të është përfshirë edhe fitimi i furrave. Shikojmë mundësinë edhe për ngrirjen e çmimeve të produkteve të tjera bazë. Qytetarët për ne janë gjithmonë në vend të parë. Do të mbetet e shkruar se kundërshtarë të vetëm të masës për bukë prej 33 denarësh kanë qenë përfituesit e VMRO-DPMNE-së dhe Të Majtës”, u shpreh Sanella Shkrijel, LSDM.

Nga LSDM-ja thonë se nuk do të lejojnë përfitim në kurriz të qytetarëve në kohë krize./Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button