Mickoski për Perinskin: Kisha dashur të kem një bashkëpunëtor si ai

Mickoski për Perinskin: Kisha dashur të kem një bashkëpunëtor si ai

Kreu i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski derisa komentoi shkarkimin e drejtorit të N.P. Ujësjellësi dhe Kanalizmi, tha se ai personalisht do të dëshironte që të kishte një bashkëpunëtor si Perinski.

“Perinski për 9 muaj ka treguar rezultate të mëdha të cilat janë për çdo respekt. Unë do të kisha dashur të kem një bashkëpunëtor të tillë, por ja që dikush nuk di t’i shfrytëzoj këto kapacitete”, tha Mickoski.

Ndërkohë që i pyetur nëse Arsovska ka edhe më tej mbështetjen e VMRO-DPMNE-së, Mickoski me përgjigje.

“Çdo projekt që është në interes të qytetarëve dhe Qytetit të Shkupit do ta ketë mbështetjen, megjithatë çdo projekt për të cilin vlerësojmë se shkon në dëm të qytetarëve të Shkupit, ne do ta kundërshtojmë”, deklaroi Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO-DPMNE-së. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button