Mickoski pret që këtë vit të ketë trazira sociale kundër pushtetit

Mickoski pret që këtë vit të ketë trazira sociale kundër pushtetit

Gazetar: Lluka Andreev

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, pret trazira sociale për shkak të pakënaqësisë së qytetarëve nga pasojat e krizës ekonomike dhe energjetike. Në një intervistë për portalin “Veçer”, Mickoski ka theksuar se është i gatshëm të udhëheqë protesta që do të çonin në rënien e Qeverisë.

“Por, për fat të keq, vlerësoj që në këtë moment shifrat janë në një nivel që nuk garantojnë pjesëmarrje masive dhe nëse nuk ke pjesëmarrje masive, mund të abuzohet nga kjo qeveri kriminale dhe të thuhet se nuk ka pjesëmarrje masive në protestat do të thotë se ne po ecim mirë dhe ato do të vazhdojnë të bëjnë edhe më keq”, tha Hristijan Mickoski – kryetar i VMRO-DPMNE-së.

Mickoski ritheksoi se pret votë mosbesimi ndaj Qeverisë në janar dhe se zgjedhjet e parakohshme do të mbahen në pranverë. Ai gjithashtu tha se viti 2030 është i arritshëm për anëtarësim në Union, por se duhet të dihet qartë se çfarë po fitohet në rrugën që të çon atje.

“U nënshkruan marrëveshje, tradhti kombëtare për të mbrojtur disa karriera politike. Mesazhi im është sërish i qartë, se, çdo karrierë politike që ka filluar ka marrë fund herët a vonë dhe varet nga vetë ata nëse ky fund do të jetë i sigurt apo ferr”, shtoi ai.

Kanë reaguar edhe nga LSDM-ja. Thonë se Mickoski vazhdon të gënjejë dhe të frikësojë opinionin me disa disfata kombëtare dhe shitje të interesave shtetërore, edhe pse gënjeshtrat e tij u demantuan vitin e kaluar.

“I frikësuar për vendin e tij në Pallatin e Bardhë, Mickoski kushedi sa herë hap historinë e shumicës së re parlamentare dhe zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Fakti që Mickoski është ende në pengun e Apasievit, e tregon fjalori dhe kërcënimet e tij me një lloj “fundi ferri”, thonë nga LSDM.

Socialdemokratët përsëritën se zgjedhjet parlamentare do të mbahen në vitin 2024./Alsat.mk

 

 

 

 

 

LEXO EDHE:

Back to top button