Mickoski: Vendi u dëmtua për 22 mln denarë

Mickoski: Vendi u dëmtua për 22 mln denarë

Lideri i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski thotë se shteti është dëmtuar me shumë marramendëse. Sipas Mickoskit vetëm për 7 ditë EMV-ja me shitjen e rrymës ka humbur mbi 350 mijë euro, ndërsa paratë kanë përfunduar në xhepa privatë. Mickoski ka publikuar shifrat e shitjes së rrymës së tepërt javën e kaluar, e cila sipas tij ka mund t’i shitet kompanive vendore. Sipas Mickoskit, qytetarët dhe ELEM-EMV për vetëm një javë kanë pësuar dëme prej rreth 22 milionë denarë. Ai ka akuzuar se paratë po vidhen dhe po përfundojnë te individë të caktuar.

 

LEXO EDHE:

Back to top button