Mickoski: Zgjedhjet janë zgjidhja më e mirë

Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickovski ka deklaruar se nuk beson që pushteti do të ketë shumicë në Kuvend për të bërë ndryshimet Kushtetuese. Ai tha se pret që të ketë zgjedhje sa më shpejtë. Mickovski u bëri thirrje deputetëve të LSDM-së që mendojnë ndryshe nga kryeministri Kovaçevski të reflektojnë dhe ta ndalojnë, siç thotë ai, politikën e gabuar të Kovaçevskit e cila po e shkatërron Maqedoninë.

Nga kjo përbërje parlamentare nuk pres, pres nga kjo përbërje parlamentare që shumë shpejtë ta përfundojë mandatin e saj e prej kur ta përfundojë mandatin e saj të shkojmë në zgjedhje të shpejta parlamentare… Apeloj deri tek deputetët e LSDM-së, deri tek të gjithë ata që në periudhën e kaluar dhanë sinjale, reflektuan pozita që janë të ndryshme nga udhëheqësia, se jam i vetëdijshëm që kanë numër të madh kërcënimesh, presione nga struktura gjysmë kriminale të udhëhequra nga kryesia e partisë e që bëjnë presione, tërhiquni, mos keni frik, asgjë nuk mund tu ndodhë, ndërprituani rrugën udhëheqësisë, ose të jem më i saktë, dy ose tre personave të udhëheqësisë që e shkatërron ardhmërinë e Maqedonisë para së gjithash, ardhmërinë e popullit maqedonas, e me këtë e shkatërrojnë edhe Maqedoninë, tha Hristijan Mickovski, VMRO-DPMNE. /alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button