Mijëra njerëz në rrugët e Tel Avivit, java e tretë e protestave në Izrael

Mijëra njerëz në rrugët e Tel Avivit, java e tretë e protestave në Izrael

Një protestë kundër reformave të qeverisë në sistemin gjyqësor në Izrael u mbajt të shtunën në Tel Aviv, ku morën pjesë rreth 100 mijë njerëz, përfshirë politikanë izraelitë kundër kryeministrit Benjamin Netanyahu. Protesta u mbajtën edhe në Haifa dhe Jerusalem.

Rrugët u mbyllën në Tel Aviv disa orë para fillimit të protestës.

Protesta filloi në rrugën Kaplan dhe më pas u organizua një marshim proteste drejt kompleksit të ndërtesës së qeverisë në Tel Aviv, raportoi Jerusalem Post.

Në protestë morën pjesë disa organizata, ndër të cilat Lëvizja për Cilësinë e Qeverisjes e cila mbajti protestën e saj në sheshin Habima para se t’i bashkohej marshimit të përbashkët.

Është java e tretë e protestave në Izrael që kur ministri i drejtësisë Yariv Levin njoftoi planet për të reformuar sistemin gjyqësor, i cili do të reduktonte kompetencat e Gjykatës së Lartë të Izraelit dhe do të rriste ndikimin parlamentar mbi sistemin gjyqësor./euronews.al/

 

LEXO EDHE:

Back to top button