“Miku im, mos harro se do të bëj gjithnjë tifo për ty edhe pasi të tërhiqesh”

Kupa Dejvis dhe më pas tërheqja nga sporti. Këto janë ditë shumë emocionale për Rafael Nadal, i cili merr përgëzime për karrierën e tij nga Roxher Federer, rivali i tij më i madh, por edhe miku më i madh në fushat e tenisit. Zvicerani, i cili i tha lamtumirën fushave të lojës dy vjet më parë, i kushtoi një postim të gjatë në rrjetet sociale mikut të tij spanjoll:

“E di që je përqendruar në sfidën e fundit të karrierës tënde epike, por dua të përgëzoj familjen dhe ekipin tënd, të cilët kanë qenë themelorë për sukseset tuaja “Dua që ti ta dish se miku yt i vjetër po bën tifo për ty dhe do ta bëjë gjithmonë, pavarësisht se çfarë do të bësh nga këtu e tutje“, shtoi më tej Roxher Federer në letrën e tij publike.

 

Në letrën e shkruar nga Federer, zvicerani rinis karrierën e tij për të folur për Nadal.

 

“Pas Australian Open 2004, kur u bëra numri një në renditje për herë të parë, mendova se isha në krye të botës. Por, dy muaj më vonë, kur më munde bindshëm në Majami, kuptova se e gjithë zhurma për ty nuk ishte thjesht spekulim. Ne të dy ishim në fillim të një udhëtimi që e përfunduam duke së bashku, njëzet vjet më vonë. Ke bërë një rrugëtim të pabesueshëm, ke bërë krenarë Spanjën dhe gjithë botën e tenisit”, shtoi zvicerani.

 

 

“Më testove si askush tjetër, në fushat me dhè më bëre të punoj më shumë nga sa mendoja. Rishikova lojën time, madje ndryshova llojin e raketës duke shpresuar të fitoja një avantazh. Ritualet tuaja , duke rregulluar shishet e ujit si ushtarë lodrash apo duke rregulluar flokët… Më pëlqeu, ishte kaq unike, aq e jotja”.

 

Në fund, Federer kujton turneun e “Laver Cup 2022”, ndeshja e fundit e luajtur nga Federer në lojën dyshe me Nadal.

 

“Për mua do të thoshte gjithçka që ti ishe aty pranë meje, jo si rival por si partner në dyshe. Ai do të jetë përgjithmonë një nga momente të veçanta të karrierës sime”.

LEXO EDHE:

Back to top button