Milani afër marrëveshjen me mbrojtësin e Strasburgut

Skuadra e Milanit është shumë afër që të arrijë marrëveshje me Strasburgun për qendërmbrojtësin Mohamed Simakan. Skuadra franceze kërkon 18 milionë euro. Sipas Gazzetta dello Sport, Milani për Simakan ka ofruar 14 milionë euro, plus bonuset.

Por, klubi francez i ka vendosur vlerën prej 18 milionë euro dhe nëse nuk paguhet nuk do të ndajnë rrugët për 20-vjeçarin, që ka zhvilluar 17 ndeshje këtë edicion.

Simakan ka kontratë me Strasburgun deri në qershorin e 2023 dhe është promovuar në ekipin e parë në vitin 2019.

LEXO EDHE:

Back to top button