Milani dhe Junajtedi, fillojnë bisedat për mbrojtësin portugez

Skuadra e Milanit dëshiron ta kompletojë transferimin e mbrojtësit Diogo Dalot nga Mançester Junajtedi. Portugezi iu bashkua “rossonerëve” në verën e kaluar në formë huazimi, por forma e mirë të gjiganti italain ka bërë që Milani të kërkojë atë që të vazhdojë qëndrimin për një kohë më të gjatë.

Sipas “Calciomercato”, gjiganti italian ka nisur bisedimet për të kompletuar transferimin e 21-vjeçarit, ndërsa Man. Junajted është i hapur për shitjen e portugezit, pasi që ka në skuadër Aaron Van-Bisaka dhe kah sytë kah Kieran Tripier, Nordi Mukiele dhe Maks Arons. Për Milanin nuk është prioritet kompletimi i transferimit të Dalot, sepse fillimisht synojnë rinovimin me Donarumën dhe Çalhanoglun.

Dalot ka realizuar një gol dhe kontribuar me dy asistime në 11 ndeshje në të gjitha garat.

LEXO EDHE:

Back to top button