Milani largon kapitenin për mbrojtësin 23 vjeçar

Skuadra e Milanit prej muajsh po reflekton mbi të ardhmen e kapitenit Alesio Romanjolit, kontrata e të cilit skadon në vitin 2022. Pas ndeshjes së “Olimpio” është bërë edhe më e fortë ideja që ia vlen të shpenzosh 28 milionë euro në fund të sezonit për mbrojtësin Fikaio Tomori, që është në pronësi të Çellsit.

Një lëvizje që do t’i jepte fund përvojës së Romanjolit si kuqezi. Kapiteni mbërriti në Milano 6 vite më parë nga Roma, për 25 milionë euro.

Maldini, para ndeshjes me Romën deklaroi me me diplomaci që rinovimi i kontratës së kapitenit Romanjoli do të diskutohet kur të jetë momenti i duhur dhe se marrëdhëniet e tij me trajnerin Pioli e me futbollistët e tjerë janë shumë të mira. Por nëse drejtuesit e “Djallit” vendosin të blejnë Tomorin, fati i Romanjolit duket i paracaktuar.

LEXO EDHE:

Back to top button