Milani, me sulmues të rinj pas Zhirus dhe Ibrahimoviçit

Skuadra e Milanit, pas Olivie Zhiru-s, pritet të marrë edhe një sulmues tjetër. Paolo Maldini ka lënë të kuptohet se “kuqezinjtë” janë gati të investojnë te të rinjtë që do të duhet të rriten mbrapa krahëve të Zhiros dhe Zlatan Ibrahimoviçit. I përzgjedhuri duket se është Kaio Zhorge. Kontrata që skadon 31 qershorin e ardhshëm e kanë kthyer brazilianin në një mundësi të artë, por në orët e fundit është futur në garë edhe Juventus. Në rast se nuk do të arrihet Zhorge, Maldini dhe Massara e kanë gati alternativën. Bëhet fjalë për 18-vjeçarin Janis Antiste të Tulluzi.

Në sezonin e kaluar, ka shënuar tetë gola dhe ka dhënë 4 asiste në 34 ndeshje të luajtura mes Ligue 2 dhe Kupës së Francës. Ndërkohë një tjetër emër është ai i Randal Kolo Muani.

22-vjeçari ka eksperiencë me Nantin në Ligue 1 dhe një vlerësim më të lartë, por kontrata që do të skadojë pas një viti mund të bëjë diferencën. Sulmuesi, i cili ka shënuar 9 gola dhe ka dhënë 8 asiste në kampionatin e fundit, po luan në Lojërat Olimpike me kombëtaren e Francës.

LEXO EDHE:

Back to top button