Milani me vetëm një mungesë para sfidës me Juven

Milani do të zhvillojë ndeshjen derbi të xhiros së 35-të ndaj Juventusit në “Allianz Stadium. Si ansjëherë më parë në këtë sezon, Stefano Pioli do të ketë në dispozicion pothuajse të gjithë skuadrën për këtë takim. Samu Kastillejo është i vetmi lojtar që mungon në radhët e “Rossonerëve”.

 

Mario Manxhukiç është rikuperuar nga lëndimi dhe është i gatshëm të startojë kundër ish-skuadrës së tij, bashkë me të i gatshëm është edhe Zlatan Ibrahimoviç.

Lajm i mirë është edhe rikthimi i Davide Kalabrias, i cili pati një lëndim në muajin janar. Në mesfushë, Benaseri pritet të startojë duke ofruar siguri për mbrojtjen, mesfushori algjerian është rikthyer nga lëndmi gjithashtu.

LEXO EDHE:

Back to top button