Milani nis kërkimet për zëvëndësuesin e Kjaerit të lënduar

Mbrojtësi Simon Kjaer pësoi një lëndim në sfidën ndaj Seltikut në sfidën e Ligës Evropa, dhe Milan thuhet se janë duke shikuar pesë futbollistë si zëvendësues potencial të danezit në janar. Kjaer do t’i nënshtrohet ekzaminimeve mjekësore, ndërsa trajneri Stefano Pioli e gjen veten me më pak mundësi për fazën e mbrojtjes, me Mateo Musakio dhe Leo Duarte që nuk janë plotësisht të gatshëm, duke lënë si opsione vetëm Mateo Gabbia dhe Alesio Romanjoli.

Sipas Calciomercato, Milani është duke shikuar tashmë alternativat për pasuesin e Kjaeri dhe Paolo Maldini ka thënë në tetor se Milani kanë buxhet të mjaftueshëm për të nënshkruar së paku me një lojtar në janar. Mbrojtësi i Shalkes, Ozan Kabak, është top synimi i Milanit për afatin kalimtar të janarit. Në listë janë edhe Mohamed Simakan i Strasbourgut, Nikolla Milenkovic i Fiorentinas, dhe dyshja e Veronës, Mateo Lovato dhe Kristofer Ajer.

LEXO EDHE:

Back to top button