Milani nis kontaktet me yllin ukrainas

Milani vijon të jetë në kërkim të një sulmuesi. Përveç Giroud, emrit që po lakohet prej muajsh, një tjetër futbollist është shtuar në listën e menaxherëve kuqezinj. Paolo Maldini ka kontaktuar me drejtuesit e skuadrës belge të Gent duke u interesuar për Roman Yaremchuk, sulmuesin e Ukrainës, i cili duket se është sponsorizuar edhe nga Shevchenko.

Sportmediaset shkruan se futbollisti mund të kalojë te Milani në formë huazimi dhe me të drejtë blerje për 15-16 milionë euro. Sulmuesi është duke shkëlqyer në Euro 2020 ku në dy ndeshje me kombëtaren e drejtuar nga Shevchenko ka arritur të shënojë 2 gola.

Një tjetër pistë e hapur është edhe Mattia Zaccagni, lojtari i Veronës. Në këtë transferim të mundshëm, Milani mund të përfshijë edhe Caldara-n ose Conti-n. Lojtari i Veronës shihet si një alternativë e Calhanoglu, në rast largimi të turkut.

LEXO EDHE:

Back to top button