Milani, pesë largimet që hapin rrugë për 2 yje të reja

Skuadra e Milanit po përgatit të bëjë disa lëvizje në këtë merkato të verës, për t’i dorëzuar më në fund trajnerit Stefano Pioli një ekip cilësor për sezonin 2022/23.

Drejt një aventure të re janë edhe Daniel Maldini, një hap larg huazimit te Verona, dhe Tiemoue Bakajoko, për të cilin “kuqezinjtë” kanë kontakte me klube të ndryshëm. Këtyre tre emrave u shtohen edhe ata të Kaldara-s dhe Gabia-s. I pari duhet të nënshkruajë me Spezia-n dhe i dyti me skuadrën e Sampdoria-s.

Për pesë futbollistë të Milan-it që largohen ose do të largohen, do të ketë të paktën dy lojtarë të tjerë që pritet të zbarkojnë në “Milanello”. Përveç De Keteleare të Brizhit, për të cilin mund të vijnë lajme të reja shumë shpejt, mbeten në këmbë rrugët që çojnë te Zijech i Çellsit dhe Renato Sançes i Lillë-s.

Maldini dhe Massara kanë detyrën për t’i mbyllur këto operacione dhe për të përforcuar kampionët e Italisë në fuqi.

LEXO EDHE:

Back to top button