Milevska: Fitorja e Makron u mirëprit me lehtësim në Bruksel
Gazetarja nga Brukseli, Tanja Milevska, në paraqitjen e saj në emisionin “200” në Alsat, duke komentuar zhvillimet paszgjedhore në Francë, tha se rezultatet e zgjedhjeve janë pritur me lehtësim në Bruksel, edhe pse presidenti Makron ende përballet me sfida serioze brenda dhe jashtë vendit.
“Institucionet në Bruksel janë të vetëdijshme se fitorja e Makronit nuk është dramatike. Ai fitoi sepse njerëzit votuan kundër Le Pen e jo për Makronin. Është e qartë se Makroni do të ketë shumë sfida brenda dhe në të njëjtën kohë ai do të dëshirojë ta kthejë Francën në qendër të BE-së, veçanërisht tani që Gjermania është shumë më e dobët”, tha Milevska.








