Milevski: Nuk jam i kënaqur me formën e futbollistëve

Gazetar: Mahir Thaçi

Në prag të përballjeve ndaj Gjeorgjisë dhe Bullgarisë, në kuadër të garave në Ligën e Kombeve, trajneri i Maqedonisë, Blagoja Milevski, shpalosi listën e futbollistëve.

Ajo që bie në sy në shikim të parë është ftesa për sulmuesin e Shkëndijës, Ljupço Dorievin.

“Janë 27 futbollist, pasi kemi probleme me gjendjen shëndetësore të futbollistëve dhe me formën me të cilën nuk jam i kënaqur. Gjendja me Çurlinov është duke u ekzaminuar dhe do të shohim. Këto djelmoshat vazhdimisht më befasojnë dhe vihen vazhdimisht në funksion të ekipit. Mirëpo këto ndeshje në Ligën e Kombeve do të shfrytëzojmë për krijimin e një ekipi për të ardhmen. Dëshiroja edhe rifreskim dhe disa futbollist kanë pasur gjasën e tyre. Një pjesë e futbollistëve ende nuk kanë klub, të tjerët kanë gjetur ekipin në ditët e fundit të merkatos, andaj të gjithë duhet të ngritin formën e tyre në prag të eliminatoreve për Kampionatin Evropian. Kemi arritur një nivel që ka befasuar punonjësit e futbollit në përgjithësi, andaj duhet të mundohemi që të mbetemi në këtë nivel. Nestorovski për momentin nuk meriton që të ftohet dhe të luajë 5 ose 10 minuta, por do të ftohet kur do të jetë më në formë. Mendojë se djelmoshat dhe ne nënstafin teknik mezi presim që të takohemi dhe mendojë se djelmoshat kanë një karakter të tillë, të cilat janë të mësuar të japin maksimumin në momente kur janë në vështirësi. Andaj nuk shoh që të jetë ndryshe edhe në këtë përballje, me Gjeorgjinë. Dorievi ka dëshmuar se është në ngritje të formës dhe jo rastësisht është në listën e të ftuarve, tha mes tjerash Milevski.

Grumbullimi i futbollistëve do të jetë më 19 shtator , ndërsa sfida me Gjeorgjinë do të zhvillohet më 23 shtator, ndërsa 3 ditë më vonë, do të jetë sfida kundër Bullgarisë në Shkup./Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button