Milik zbarkon në Romë, Xheko kalon në Torino

Marrëveshja mes Napolit dhe Romës është arritur prej ditës, me kryeqytetasit që do të marrin Arkadius Milik në huazim për 3 milionë euro, me detyrim blerjeje për 22 të tjera, ndërsa në total kartoni llogaritet t’u kushtojnë rreth 25 milionë euro.

Prej ditësh pritej vetëm miratimi i sulmuesit polak që së fundi duket se ka vendosur të transferohet në kryeqytet, ku do të firmosë për 5 sezone me një pagë prej 4.8 milionë eurosh në vit.

Pas zyrtarizimit të kësaj marrëveshjeje, pritet që të niset një tjetër transferim, ai i kapitenit të Romës Edin Xheko në skuadrën e Juventusit. Boshnjaku është prioritet i trajnerit Andrea Pirlo, por Roma e pati bërë të qartë se do të heqë dorë vetëm pasi të gjejë zëvendësuesin.

LEXO EDHE:

Back to top button