Millouki ndaj Dallasin, fitore për Golden Stejtin

Skuadra kampione e Golden Stejtit mundi Minesotën me rezultat 137-114, duke qëndruar në grupin e ekipeve që synojnë një vend në “play off”. Kerri me 25 pikë e 11 kërcime, si dhe Tompsoni me 21 pikë bërë diferencën për “Uarriorsat”, në këtë ndeshje. Fiton edhe ekipi i Klipersit, që mundi 114-100 Indianën, ndeshje ku u dallua Zubac me 31 pikë e 29 këcime.

Ndërkohë Majami, falë 32 pikëve të Adebajo-s, mundi 106-98 Atlanta, ndërsa Millouki fiton me rezultat 124-115 ndaj Dallasit, në një përballje mes dy ekipesh rivale. Donçiç realizoi 27 pikë e 12 asiste për Dallasin, por që s’mjaftuan, ndërsa për Baks u dalluan Antetokounmpo me 30 pikë e 11 kërcime.

NBA – Rezultatet

Brooklyn – Portland, 111-97

Minnesota – Golden State, 114-137

Clippers – Indiana, 114-100

Atlanta – Miami, 98-106

Boston – Washington, 130-121

Detroit – Cleveland, 94-102

New York – Memphis, 123-127

Orlando – Philadelphia, 103-133

Milwaukee – Dallas, 124-115

LEXO EDHE:

Back to top button