“Mini-Schengen-i” emërohet “Open Balkan”

Pas përfundimit të Forumit Ekonomik rajonal në Shkup, kryeministri Zoran Zaev, Edi Rama dhe presidenti Aleksandar Vuqiç pas nënshkrimit të disa marrëveshjeve kanë shpallur zyrtarisht emërimin e iniciativës për bashkëpunim të mes vendeve të Ballkanit Perëndimorë, shkruan Alsat. Iniciativa që deri tani tani njihej si “Mini-Schengen”, tashmë është emëruar “Open Balkan”, respektivisht “Ballkani i hapur”.

Në fund të Forumit Ekonomik  u nënshkruan edhe disa marrëveshje. Marrëveshja e parë e nënshkruar ka të bëjë me rastet e katastrofave natyrore për gatishmëri për të mbështetur shtetet, për ndihmë të ndërsjellët.

Memorandum mirëkuptimi për lehtësimin e importit dhe të eksportit, të eliminohen barrierat në kufij, për bashkëpunim të përmirësuar ekonomik. Memorandumi për tregun e fuqisë së punës, të lehtësohet qarkullimi i njerëzve, të lehtësohet procesi i dhënies së lejeve të punës për qëndrim të përkohshëm.

Në lidhje me: Zaev: Synojmë të mos ketë ndalesa në kufijtë mes Maqedonisë, Shqipërisë dhe Serbisë

Vuçiq: Synojmë që deri në vitin 2023 të mos ketë kufij mes vendeve tona

Rama: Nëse BE është një Jugosllavi e madhe, atëherë kjo është një Jugosllavi e vogël

Vuqiçiç i beson Ramës, Edi Rama: Do të them pranoje Kosovën!

LEXO EDHE:

Back to top button