Ministrat e Jashtëm të G7 takohen në Gjermani, ja për çfarë do të flasin

Ministrat e Jashtëm të G7 takohen në Gjermani, ja për çfarë do të flasin

Ministrat e Jashtëm të G7 do të takohen sot në Gjermani për të diskutuar rreth sigurisë ushqimore, diçka që është vënë në fokus gjatë luftës.

Ukraina është një nga eksportuesit kryesorë në botë të drithërave si gruri dhe vaji i lulediellit. Por ajo është duke luftuar për të eksportuar për shkak të pranisë ruse në Detin e Zi. Mungesa dhe rritja e çmimeve që rezulton i lë vendet në zhvillim veçanërisht të cenueshme, pasi ato janë ndër më të varurit nga prodhimet ukrainase.

Takimi i G7 do të përfshijë përfaqësues nga Britania e Madhe, Kanadaja, Gjermania, Italia, Franca, Japonia, SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian.

Ministrat e jashtëm të Ukrainës dhe Moldavisë do të jenë gjithashtu atje, mes shqetësimeve se lufta mund të përhapet në Moldavi. Vendet e G7 pritet të përpiqen të qetësojnë Moldavinë, e cila po përpiqet të përballet me numrin e refugjatëve që vijnë nga Ukraina, si dhe me incidentin që përfshin separatistët pro-rusë në rajonin separatist të Transnistria.

Ministrja e Jashtme gjermane Annalena Baerbock tha: “Aktualisht janë 25 milionë tonë drithë të bllokuar në portin ukrainas të Odesa-s, që do të thotë ushqim për miliona njerëz në botë që nevojitet urgjentisht, mbi të gjitha në vendet afrikane dhe në Lindjen e Mesme. Kjo është arsyeja pse ne po dërgojmë një sinjal të qartë sot: Ne ju shohim, ju dëgjojmë dhe ju mbështesim”.

LEXO EDHE:

Back to top button